Ambasadori gjerman: Bukuria e Kosovës nis te parku Gërmia

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, ka ndarë përvojat e tij të para gjatë qëndrimit prej 100 ditësh në Kosovë nëpërmjet një postimi në faqen e ambasadës gjermane.

Ai ka shprehur mbresat e tij për mikpritjen e jashtëzakonshme që ka përjetuar që nga dita e parë. Rudolph ka vlerësuar ngrohtësinë dhe sinqeritetin që ka ndjerë në çdo takim, duke e nisur udhëtimin e tij në Prishtinë, por duke mos u ndalur vetëm aty.

Ai ka vizituar edhe vende të tjera si malet pranë Brodit, qytetin historik të Prizrenit, manastirin e Deçanit dhe pjesë të tjera të veriut të vendit. Ai ka përmendur se gjatë këtyre udhëtimeve, përjetimi ka qenë i pasur me biseda kuptimplota dhe një lidhje të fortë me Gjermaninë.

Rudolph e cilëson njohjen e Kosovës përmes njerëzve të saj si një “gëzim absolut”, ndërsa ka vënë në dukje edhe bukuritë natyrore të vendit, me parkun Gërmia si një shembull të mrekullueshëm afër Prishtinës. Ambasadori mbylli mesazhin e tij me optimizëm për të ardhmen dhe mundësitë e reja që e presin në eksplorimin e mëtejshëm të Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *