Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, ka shprehur urimet e tij për presidenten Vjosa Osmani dhe qytetarët kosovarë pas vendimit të Sirisë për të njohur Pavarësinë e Kosovës.
Në një postim në platformën “Blusky”, ambasada gjermane shpreh kënaqësinë e saj për avancimin e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës këtë vit. Në deklaratën e tyre, theksohet se kjo është njohja e tretë e arritur gjatë këtij viti, duke e cilësuar këtë zhvillim si një dinamikë pozitive për vendin.
Të mërkurën, Siria u bë shteti i 120-të që ka njohur sovranitetin e Kosovës, duke e shtuar numrin e vendeve që mbështesin pavarësinë e saj. Ky moment shënon një hap të rëndësishëm në përpjekjet e Kosovës për të forcuar pozicionin e saj në arenën ndërkombëtare.

Leave a Reply