Ambasadori gjerman vlerëson Rugovën për paqen në Kosovë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka vizituar varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova për të bërë homazhe.

Në një postim në rrjetet sociale, ai vlerësoi kontributin e Rugovës në promovimin e zgjidhjes paqësore të konflikteve. Rudolph përmendi rëndësinë e angazhimit të Rugovës për një rezistencë paqësore, duke e cilësuar atë si një figurë kyçe në përpjekjet për paqe.

Ish-presidenti Rugova, i cili do të kishte mbushur 81 vjeç më 2 dhjetor, mbetet një simbol i rëndësishëm për të gjithë ata që besojnë në dialogun dhe paqen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *