Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, u takua sot me presidenten Vjosa Osmani.
Gjatë bisedës, ai theksoi shqetësimin për mungesën e marrëveshjes mes partive politike për buxhetin. Diskutimet u zgjeruan edhe mbi shpërbërjen e Kuvendit dhe zgjedhjet e ardhshme, për të cilat ambasadori shprehu dëshirën për një fushatë të qetë dhe konstruktive.
Ai vuri në dukje rëndësinë e Planit të Rritjes së BE-së dhe marrëveshjeve financiare të Bankës Botërore, që pritet të sjellin përfitime për qytetarët e Kosovës. Hargreaves nënvizoi nevojën për bashkëpunim pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke theksuar se Kosova nuk duhet të humbasë kohë në proceset e saj politike.

Leave a Reply