Ambasadori i Bashkimit Evropian, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur entuziazmin e tij për të bashkëpunuar me kryetarin e ri të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.
Ai theksoi se krijimi i institucioneve funksionale duhet të jetë një përparësi e përbashkët për të gjithë. Orav përgëzoi Hamzën për zgjedhjen e tij në krye të PDK-së, pozicion që ai e mori gjatë Konventës së partisë të mbajtur të hënën, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit.
Ambasadori vuri në dukje rëndësinë e mbështetjes së Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian dhe bashkëpunimit me liderët politikë për të mirën e qytetarëve. Ky zhvillim vjen në një kohë kur stabiliteti institucional konsiderohet kyç për përparimin e Kosovës në proceset integruese.

Leave a Reply