Ambasadorja e re e Estonisë në Kosovë dorëzon letrat kredenciale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur ambasadoren e re të Estonisë, Karin Anna Maandi, me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale në Prishtinë.

Gjatë këtij takimi, Osmani shprehu besimin se ambasadorja Maandi do të luajë një rol të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Presidentja Osmani e vlerësoi mbështetjen e Estonisë për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, duke theksuar përputhjen e vazhdueshme të Kosovës me politikat e Bashkimit Evropian.

Në bisedimet mes dy zyrtarëve, u diskutua edhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e mbrojtjes, digjitalizimit, dhe sigurisë kibernetike. Gjithashtu, Osmani konfirmoi angazhimin e Kosovës për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor, duke falënderuar Estoninë për mbështetjen e saj në aspiratat evropiane të Kosovës, përfshirë statusin si vend kandidat për BE dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *