Napoli triumfoi në Superkupën e Italisë duke mposhtur Bolognan me rezultat 2-0.
David Neres shkëlqeu në këtë ndeshje, duke shënuar të dy golat për skuadrën e tij. Në këtë sukses, Amir Rrahmani, kapiteni i kombëtares së Kosovës dhe mbrojtësi i Napolit, tregoi performancë të admirueshme gjatë gjithë 90 minutave të lojës.
Pas finales, Rrahmani ndau momentet e kësaj fitoreje në rrjetin social “Instagram”, duke postuar disa fotografi të tij nga ndeshja dhe duke shkruar “Histori”. Ky triumf shënon trofeun e tretë për Rrahmanin me Napolin, pasi më parë ka fituar dy tituj të Serie A, në vitet 2023 dhe 2025.

Leave a Reply