Analisti politik Agon Maliqi ka shpjeguar situatën aktuale politike në Kosovë, duke vënë në dukje afatin kushtetues deri më 26 tetor për kryeministrin në detyrë Albin Kurti, i cili duhet të prezantojë qeverinë e re në Kuvend.
Nëse kjo nuk arrihet, Kushtetuta i jep presidentes së vendit dhjetë ditë për t’ia dhënë mandatin partisë së dytë, PDK-së. Maliqi shpreh skepticizëm për aftësinë e Kurtit për të siguruar shumicën parlamentare dhe parashikon zgjedhje të parakohshme si skenarin më të mundshëm.
Ai thotë se nuk ka interes për një qeveri të përkohshme apo koalicion të shkurtër. Megjithatë, opozita mund të arrijë një marrëveshje për formimin e një qeverie teknike tranzitore që do të miratonte ligje bazë përpara zgjedhjeve.
Shtoi se përpjekjet e Kurtit për të fituar mbështetje të mëtejshme janë të vakëta, pasi ai nuk ka mbështetje nga partitë e mëdha shqiptare. Sipas Maliqit, zgjedhjet e parakohshme nuk do të sjellin ndryshime të mëdha përveçse nëse ndonjë parti e vogël nuk kalon pragun.
Ai beson se pas zgjedhjeve, partitë do të duhet të arrijnë një konsensus për shkak të natyrës së ndarë të skenës politike.

Leave a Reply