Analizë mbi efektivitetin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon një tryezë diskutimi për të shqyrtuar performancën e sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë, duke përfshirë perceptimet e qytetarëve për këto institucione të drejtësisë.

Gjatë këtij diskutimi, GLPS do të prezantojë të dhënat nga Indeksi i Performancës së Institucioneve të Sundimit të Ligjit, i cili analizon trendet e punës dhe efikasitetin e institucioneve gjyqësore dhe prokuroriale, si dhe kënaqësinë e qytetarëve ndaj tyre. Raporti gjithashtu vlerëson opinionet publike mbi çështje si ndikimi politik, korrupsioni dhe pavarësia në vendimmarrje.

Indeksi përfshin të dhëna për periudhën 2013-2024, duke vlerësuar ngarkesën e punës dhe efikasitetin në zgjidhjen e rasteve. Në këtë tryezë do të marrin pjesë Besim Kelmendi, Fahret Vellija dhe Vigan Qorrolli, të cilët do të diskutojnë këto çështje kyçe për drejtësinë në Kosovë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *