Anëtar i familjes së Alban Hysenit nën hetim për kontrabandë

Në prill të këtij viti, dega e PDK-së në Gjilan njoftoi se do të padiste kryetarin e Komunës, Alban Hyseni, për shkak të lejimit të uzurpimit të hyrjes së një banese në qendër të qytetit.

Banorët reaguan ashpër ndaj uzurpimit të pronës publike, por ndërtimi i një objekti aty përfundoi brenda tri ditësh. Sipas PDK-së, pronari i lokalit është Murtez Hyseni, i afërm i kryetarit të komunës.

Partia thekson se ndërtimi i lokalit u krye brenda një fundjave, ndërsa inspektorati nuk reagoi për shkak të urdhrit të kryetarit. Fotografitë e reja tregojnë se lokali është tashmë i përfunduar.

Murtez Hyseni, i njohur edhe për dyshimin e përfshirjes në kontrabandë me celularë, është pronar i kompanisë “Tezi Tech SHPK”. Më 20 shtator, Dogana e Kosovës njoftoi për ndalimin e disa rasteve të kontrabandës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku u konfiskuan telefona të fshehur dhe 36,500 euro të padeklaruara.

Murtez Hyseni është parë shpesh në shoqërinë e kryetarit Hyseni gjatë aktiviteteve publike, përfshirë një vizitë në një kompani ndërtimore më 17 shtator. Megjithatë, lidhja e tij me rastet e kontrabandës nuk është zyrtarisht konfirmuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *