Anëtar i FSK-së arrestohet për tentativë vrasjeje në Fushë Kosovë

Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje ka ndodhur më 29 nëntor në Fushë Kosovë, ku një grua është sulmuar me thikë nga i fejuari i saj.

I dyshuari është një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, konfirmuar nga FSK, dhe aktualisht mbahet në ndalim policor. Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë, duke arritur në vendin e ngjarjes ku gjeti viktimën me plagë të rënda.

Pas trajtimit në QKMF, ajo është transportuar në QKUK për ndërhyrje kirurgjikale për shkak të gjendjes kritike. Thika e përdorur në sulm është gjetur dhe konfiskuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar paraburgim për të dyshuarin, i cili akuzohet për tentim-vrasje. Pas pesë ditësh në Mjekim Intensiv, gjendja e viktimës është përmirësuar dhe ajo është transferuar në repartin e Kirurgjisë Abdominale.

Hetimet për zbardhjen e rastit vazhdojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *