Anëtarët e LDK-së vizitojnë varrin e Ibrahim Rugovës

Fadil Geci, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), së bashku me vëllezërit e tij, vizitoi sot varrin e presidentit historik Ibrahim Rugova dhe u prit nga familja e tij, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Në një postim, Geci theksoi nderimin ndaj veprës së Rugovës dhe mbështetjen e tij të plotë për Ukë Ibrahimin Rugova, i cili është trashëgimtar i vizionit të Rugovës si dhe deputet i ardhshëm. Geci dhe Ukë Rugova ndajnë të njëjtën frymë politike brenda LDK-së, një vazhdimësi që pasqyron respektin për historinë dhe angazhimin për të ardhmen e Kosovës.

Po ashtu, familja Geci nderoi edhe veprën e heroit kombëtar Ahmet Krasniqi, duke riafirmuar përkushtimin e tyre për lirinë dhe zhvillimin e vendit. Ky angazhim i palëkundur për LDK-në dhe përkrahja e vlerave të saj, sipas Gecit, është një zgjedhje për shpresën dhe të ardhmen e vendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *