Një anije e madhe e Marinës Ruse, “Aleksandar Shabalin”, është ankoruar pranë bregut të Gjermanisë në Detin Baltik, duke shkaktuar shqetësime në NATO.
Kjo anije, pjesë e Flotës Baltike ruse, është pozicionuar pranë gjirit të Lübeckut, në një rrugë detare të rëndësishme që lidh Detin Baltik me Detin e Veriut. Gjermania dhe Danimarka kanë rritur patrullimet me anijet e tyre, ndërsa “Shabalin” mbetet jashtë ujërave territoriale gjermane, duke respektuar ligjet ndërkombëtare detare.
Kjo nuk është hera e parë që prania e saj ngre shqetësime. Në shtator, anija ishte afër ngushticës daneze Langeland kur u vërejtën dronë të paidentifikuar mbi një bazë ushtarake aty pranë, megjithatë, asnjë lidhje konkrete nuk u gjend mes këtyre ngjarjeve.
Në muajt e fundit, Rusia ka shkelur shpesh hapësirën ajrore të disa vendeve të NATO-s, duke përfshirë Poloninë dhe Gjermaninë. NATO ka paralajmëruar Kremlinin për përgjigje të ashpra ndaj provokimeve të mëtejshme, ndërsa zëdhënësi i Kremlinit e quajti këtë një kërcënim të rrezikshëm.

Leave a Reply