Apel për ndihmë: Vajza kërkon ndihmë për babanë në Serbi

Vajza e një shtetasi kosovar, H.H., i cili është arrestuar nga autoritetet serbe me akuzat për krime lufte, ka bërë thirrje për ndërhyrje urgjente nga institucionet e Kosovës.

Në një letër drejtuar Klan Kosovës, Anita Haziri kërkon ndihmë për lirimin e menjëhershëm të babait të saj, duke theksuar se ai po mbahet në kushte çnjerëzore pa prova konkrete. Sipas Anitës, babai i saj, 77 vjeç, ndodhet në gjendje të brishtë shëndetësore dhe arrestimi i tij ka shkaktuar tronditje të madhe në familjen e tyre.

Ajo theksoi se H.H. ka qenë gjithmonë një qytetar pa precedentë penalë dhe është duke u mbajtur në kushte të papranueshme, duke përfshirë mungesën e kujdesit adekuat mjekësor.

Anita kërkon që Serbia të transferojë rastin tek autoritetet kosovare sipas Marrëveshjes së Drejtësisë të vitit 2015, e cila parashikon që rastet e dyshuara për krime lufte të shqyrtohen në Kosovë kur i dyshuari është shtetas kosovar. Ajo apelon për përdorimin e të gjitha mundësive ligjore dhe diplomatike për kthimin e tij të shpejtë pranë familjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *