Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka shprehur skepticizëm lidhur me mundësinë që ndonjë anëtar i partisë së tij të mbështesë formimin e Qeverisë “Kurti 3”.
Ai theksoi se qëndrimi i LDK-së është i pandryshuar dhe nuk pret që brenda partisë të ketë mendime të kundërta. Gashi deklaroi se votimi për qeverinë e re duhet të pasqyrojë vullnetin kolektiv të partisë dhe nuk ka hapësirë për qëndrime individuale, pasi vendimi ka natyrë politike.
Ai shtoi se nuk pret që ndonjë deputet i LDK-së të veprojë ndryshe nga linja e partisë. Ai paralajmëroi se, në rast të dështimit të formimit të qeverisë, vendi mund të përballet me një krizë buxhetore serioze.
“Nëse sot nuk arrihet formimi i qeverisë, rrezikojmë të hyjmë në një krizë buxhetore nga 1 janari”, deklaroi Gashi për mediat, sipas Klankosova.tv.

Leave a Reply