Arben Gashi mohon pretendimet për vjedhje votash nga partia

Arben Gashi, përfaqësues i LDK-së, ka hedhur poshtë lajmet e pavërteta që pretendojnë se ai është lënë jashtë Kuvendit për shkak të vjedhjes së votave brenda partisë së tij.

Gashi ka sqaruar se nuk ka bërë asnjë deklaratë të tillë dhe se është në pritje të përfundimit të procesit zgjedhor për të pasur rezultate zyrtare. Ai theksoi se lajmet e përhapura janë të pavërteta dhe përbëjnë një sulm ndaj integritetit të tij dhe proceseve demokratike në vend.

“Nuk kam bërë asnjë deklaratë lidhur me zgjedhjet apo rezultatet. Presim përfundimin e procesit dhe rezultatin zyrtar,” ka sqaruar Gashi.

Ai falënderoi të gjithë për mbështetjen e treguar para, gjatë dhe pas fushatës, dhe premtoi informim të saktë dhe zyrtar për çdo zhvillim të ri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *