Arbër Potoku pezullohet për katër ndeshje nga FFK pas incidentit

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka vendosur të ndalojë mbrojtësin e ekipit Ballkani, Arbër Potokun, për katër ndeshje.

Sipas raportit zyrtar, Potoku është akuzuar për përpjekje për sulm fizik ndaj gjyqtarit kryesor, Genc Nuza, pas përjashtimit të tij nga loja me karton të kuq. Incidenti ndodhi kur Potoku, pasi mori kartonin e kuq, filloi të ofendojë dhe kërcënojë gjyqtarin, madje edhe e pështyu.

Situata u përkeqësua kur Potoku tentoi të sulmojë fizikisht gjyqtarin në parkingun e stadiumit, ku kërkohej ndërhyrja e policisë për të qetësuar gjendjen. Komisioni Disiplinor i FFK-së ka vendosur dënimin e tij për katër ndeshje moslojë, bazuar në rregulloret disiplinore.

Ndërkohë, edhe fizioterapeuti i ekipit, Arjanit Bytyqi, është dënuar me dy ndeshje moslojë për ofendim të gjyqtarit. Këto masa displinore janë ndërmarrë për të ruajtur integritetin dhe fair-play-in në futbollin kosovar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *