Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, deklaroi në emisionin “Politiko” se Albin Kurti ka punuar për të mirën e Republikës së Kosovës, duke shmangur dëmet që mund të kishin ardhur nga Serbia.
Ai theksoi se qeveria ka investuar ndjeshëm në Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Brendshme, duke siguruar që çdo qytetar i Kosovës të ketë mundësinë të lëvizë lirshëm në të gjithë territorin e vendit. Rexhaj vuri në dukje se shpesh sheh video nga Lista Serbe dhe presidenti serb Vuçiq, të cilët, sipas tij, kanë ardhur në Kosovë sikur të ishte vendi i tyre.
Ai pyeti publikisht kur ishte hera e fundit që Vuçiq u pa në Kosovë, duke sfiduar kritikët që të japin përgjigje për këtë çështje.

Leave a Reply