Arbnor Spahiu, ish-polic i Kosovës, lirohet nga burgu serb

Ish-anëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, ka dalë nga burgu në Serbi dhe aktualisht ndodhet në Kosovë, pranë pikës kufitare Dheu i Bardhë.

Ai ishte arrestuar nga autoritetet serbe më 7 qershor, ndërsa po kalonte kufirin nga Hungaria drejt Serbisë. Spahiu u mbajt në paraburgim për disa muaj, nën dyshimin për përfshirje në një vrasje të rëndë në rastin e Banjskës në vitin 2023, ku humbi jetën polici Afrim Bunjaku.

Në të njëjtin incident, disa pjesëtarë të një grupi terrorist u vranë, ndërsa disa të tjerë u arrestuan. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur akuzë ndaj tyre.

Policia e Kosovës ka sqaruar se në kohën e ngjarjes në Banjska, Spahiu nuk ishte pjesë e forcave policore, pasi kishte dhënë dorëheqjen në vitin 2022. Familja e tij kishte protestuar kohët e fundit për të kërkuar ndërhyrje më të fuqishme nga institucionet kosovare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *