Sot është raportuar se Ardian Gola, profesor universitar, mund të marrë postin e Ministrit të Arsimit në qeverinë e tretë të Kurtit.
Indeksonline kontaktoi Golën për të konfirmuar këtë informacion. Fillimisht, Gola mohoi lajmin, por shprehu gatishmërinë për të pranuar detyrën nëse i ofrohet.
“Janë spekulime publike dhe dëshira personale, por nuk ka asgjë të vërtetë. Kjo është një çështje që i takon strukturave përkatëse.
Shpesh bëjmë gjëra për shkak të përgjegjësive profesionale,” deklaroi Gola për Indeksonline. Kujtojmë se në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Ardian Gola mori 34,201 vota.

Leave a Reply