Ardon Jashari përfshihet në skuadër për ndeshjen kundër Romës

Pas barazimit me Atalantën, Milani ka nisur përsëri përgatitjet, duke kryer një seancë rikuperuese në palestër.

Sky Sport raporton se lajmi kryesor për trajnerin Massimiliano Allegri është rikthimi i Ardon Jasharit. Mesfushori shqiptar ka zhvilluar një stërvitje të personalizuar nën vëzhgimin e stafit teknik.

Gjithashtu, Pervis Estupinan është bashkuar me skuadrën dhe pritet të jetë gati për stërvitjen e ardhshme. Këto zhvillime janë pozitive për Allegrin, pasi dy lojtarët do të jenë të disponueshëm për ndeshjen kundër Romës, e cila do të luhet në “San Siro” në kuadër të javës së dhjetë të Serie A.

Ndërkohë, Milani ende pret për rikuperimin e Adrien Rabiot dhe Christian Pulisic, të cilët nuk janë ende të gatshëm për të luajtur. Pas dy ndeshjeve me barazim, kuqezinjtë synojnë të rikthehen te fitorja për të mbajtur ritmin në garën për kreun e kampionatit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *