“Arena News e Telekom Srbija hap degën e saj në Tiranë”

Një kompani me kapital serb, “Arena News Channels Two Albania” sh.p.k., është regjistruar së fundmi në Tiranë, duke u bërë pronësi e “Telekom Srbija” AD përmes “ARENA CHANNELS GROUP DOO BEOGRAD”.

Sipas QKB-së, kjo shoqëri është krijuar për të operuar në fushën e medias dhe pritet të kontaktohet Autoriteti i Mediave Audiovizive për të verifikuar nëse ka aplikuar për licencë televizive. Kompania është regjistruar në adresën “Dervish Shaba”, pranë qendrës tregtare TEG, dhe drejtohet nga Zoran Glišović, i cili ka një mandat deri në vitin 2030.

Në Beograd, kompania amë është drejtuar nga Aleksandra Krsić, një ish-figura e njohur mediatike. Kompania serbe është pjesë e rrjetit televiziv NewsMax Balkans, një partner i Newsmax TV nga SHBA, i njohur për qëndrimet e tij konzervatore.

“Telekom Srbija” është përfshirë në disa projekte në Ballkan, duke përfshirë marrëveshje për transmetime sportive dhe operime mediatike, dhe ka qenë në qendër të disa polemikave në rajon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *