Arian Tahiri angazhohet me edukatorët dhe stafin arsimor në Mitrovicë, zoton investime të reja në sektorin e arsimit

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për postin e kryetarit të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka zhvilluar një takim me mësuesit dhe personelin arsimor në Mitrovicë, raporton Gazeta Online VeriuInfo.

Tahiri ka bërë të ditur se synon të vazhdojë investimet në sektorin e arsimit.

Postimi i plotë:

Një nder i madh të jem sonte pranë mësuesve dhe punonjësve të arsimit në qytetin tonë. Falë përkushtimit të tyre, shkollat dhe laboratorët kanë parë përmirësime të dukshme dhe çdo fëmijë ka mundësi më të mira për të mësuar.

Në mandatin e ardhshëm do të vazhdojmë të investojmë në arsim.

✅ Ndërtimi i shkollave të reja dhe çerdheve✅ Renovimi i disa shkollave ekzistuese✅ Pajisje me laboratorë modernë✅ Mbështetje për fëmijët me nevoja të veçanta✅ Rritje të bursave për studentë✅ Punësimi i psikologëve dhe asistentëve në çdo shkollë✅ Përmirësimi i infrastrukturës së ngrohjes dhe ambienteve shkollore

Gjithmonë në mbështetje të arsimit. Gjithmonë në shërbim të Mitrovicës. #PDK191


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *