Arian Tahiri, kryetari i degës së PDK-së në Mitrovicë, ka shprehur indinjatën e tij lidhur me incidentin e fundit ku një bager i kompanisë së angazhuar për prishjen e objekteve pa leje u dogj.
Ai ka komunikuar me pronarin e kompanisë “Euro Ndertimi”, duke dënuar ashpër këtë veprim kriminal. Tahiri e cilëson djegien si një përpjekje për të frikësuar komunitetin.
Ai thekson se ky akt është i papranueshëm dhe kërkon një hetim të detajuar për të zbuluar autorët dhe për t’i sjellë ata para drejtësisë. Partia Demokratike e Kosovës në Mitrovicë kërkon veprim të menjëhershëm nga autoritetet për të siguruar që përgjegjësit të marrin dënimin e merituar dhe të parandalohet përsëritja e ngjarjeve të tilla.

Leave a Reply