Pas përfundimit të numërimit të mbi 88% të votave në Kosovë, Arian Tahiri ka dalë si kandidati i dytë më i votuar, pas kandidatit për kryeministër Bedri Hamza, duke siguruar mbi 62 mijë vota.
Në komunën e Mitrovicës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 101 nga 102 kutitë e votimit për deputetë, sipas raportimeve të Veriu.info. Në këtë qytet, Arian Tahiri ka marrë një mbështetje të konsiderueshme, duke arritur të kalojë edhe Bedri Hamzën në pesë qendra votimi.
Në veçanti, Tahiri ka dalë i pari për Partinë Demokratike të Kosovës në vendvotimet e Bajgorës, Rahovës, Gushavcit, Mazhiqit dhe Trepçës. Këto rezultate tregojnë përkrahjen e fortë që Tahiri ka arritur të sigurojë në këto zona, duke u bërë një figurë e rëndësishme në skenën politike lokale.

Leave a Reply