Arian Tahiri kryeson në Mitrovicë, Faton Peci triumfon jashtë

Në Mitrovicën e Jugut ka përfunduar procesi i numërimit të votave nga diaspora.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Faton Peci, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, kryeson me 156 vota ndaj rivalit të tij nga Partia Demokratike e Kosovës, Arian Tahiri. Rezultatet tregojnë se Peci ka siguruar 392 vota, që përbëjnë 55.02% të totalit, ndërsa Tahiri ka marrë 236 vota, duke përfaqësuar 33.67% të votave.

Të dy kandidatët do të përballen sërish më 9 nëntor në balotazh për postin e kreut të komunës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *