Në Mitrovicën e Jugut, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, shprehu mirënjohjen e tij për qytetarët, duke theksuar se fushata ishte e denjë.
Ai falënderoi mbështetësit për përkrahjen e tyre të madhe dhe shprehu besimin se së bashku do të ecin përpara drejt fitores së plotë, duke vlerësuar besimin e tyre të përhershëm. Rezultatet nga KQZ tregojnë se në këtë komunë do të zhvillohet balotazhi.
Arian Tahiri arriti të sigurojë 47.89% të votave, që përkthehet në 15,368 vota. Ndërkohë, Faton Peci nga LVV-Guxo siguroi 47.80% të votave, me një total prej 15,340 votash.
Ky rezultat tregon se diferenca mes dy kandidatëve është tepër e ngushtë, duke e bërë garën shumë të pasigurt dhe interesante për raundin e dytë të votimeve.

Leave a Reply