Arian Tahiri, kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës, po vazhdon të gëzojë mbështetje në zona të ndryshme të qytetit.
Ai u prit në shtëpinë e familjes Dibrani, ku Musa Dibrani, i cili në vitin 2021 kryesonte listën e Asamblesë nga Nisma Socialdemokrate, e priti me ngrohtësi. Gjatë takimeve me qytetarët, Tahiri theksoi rëndësinë e ndërtimit të besimit përmes takimeve të vazhdueshme me banorët.
Ai shprehu bindjen se ky besim do të jetë themeli për zhvillimin e Mitrovicës në të ardhmen. Tahiri po angazhohet në takime derë më derë, duke ndërtuar një lidhje të fortë me qytetarët, me qëllim që të sjellë ndryshime pozitive në komunitetin e Mitrovicës.

Leave a Reply