Arian Tahiri: Procesi Zgjedhor në Mitrovicë Pa Integritet

Arian Tahiri, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Komunën e Mitrovicës së Jugut, ka folur për herë të parë rreth parregullsive të evidentuara në procesin e votimit në këtë komunë.

Në emisionin ‘Debat Plus’, Tahiri vuri në dukje se një pjesë e madhe e votave me numra serikë të çrregullt janë në favor të kandidatit tjetër, Faton Pecit. Sipas Tahirit, rreth 99% e këtyre votave nuk i përkasin atij, duke ngritur shqetësime për përputhjen e fletëvotimeve me vendndodhjet e tyre të duhura.

Ai theksoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe kompania përgjegjëse kanë pranuar një gabim në shtypjen e numrave serikë. Ligji kërkon që çdo fletëvotim të ketë numërin e tij specifik sipas vendvotimit, gjë që nuk është respektuar.

Tahiri deklaroi se ky problem i ka dëmtuar integritetin procesit zgjedhor në Mitrovicë, duke lejuar futjen e fletëvotimeve pa kontroll. Ai e cilësoi këtë si një deformim të vullnetit qytetar dhe shprehu zhgënjimin për humbjen e besimit në demokraci.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *