Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka realizuar votimin e tij, duke i bërë thirrje qytetarëve të Mitrovicës që të marrin pjesë masivisht në zgjedhje.
Ai theksoi rëndësinë e kësaj dite për të ardhmen e qytetit, duke nënvizuar se vendimi për qeverisjen e ardhshme katërvjeçare është në duart e qytetarëve. Tahiri gjithashtu tregoi për disa lëvizje të dyshimta që kanë ndodhur mbrëmë dhe siguroi se organet përkatëse janë informuar dhe po e ndjekin situatën.
Ai ftoi qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe të demonstrojnë forcën e tyre përmes votës.

Leave a Reply