Ish-diplomati Avni Arifi ka sfiduar Presidenten në largim të Kosovës, Vjosa Osmani, për të ofruar dëshmi mbi pretendimet e saj se ka ndalur 20 çnjohje të Kosovës.
Sipas Arifit, kjo do të ishte një arritje e jashtëzakonshme nëse është e vërtetë, por ai kërkon prova konkrete për ta besuar. Në politikën ndërkombëtare, një shtet konsiderohet se ka konfirmuar njohjen e Kosovës vetëm nëse dërgon një notë diplomatike që e përforcon këtë qëndrim, ose vendos marrëdhënie diplomatike me Republikën e Kosovës.
Deri më tani, opinioni publik në Kosovë nuk ka marrë prova të tilla, përveç një deklarate formale nga Presidenti i Ganës që konfirmon njohjen. Arifi i ka bërë thirrje Osmanit të publikojë dokumentet ose njoftimet që dëshmojnë këto “rinjohje”.
Ai shton se nëse këto prova nuk ekzistojnë, atëherë pretendimi është i pavërtetë. Ai gjithashtu kritikon qeverinë aktuale, duke thënë se retorika e saj po pranohet lehtë nga publiku.

Leave a Reply