Arifi: Udhëtimi i Kurtit në SHBA ishte turistik, ndërsa Osmani organizoi takime të sajuara

Ish-ambasadori Avni Arifi ka shprehur kritika të forta ndaj udhëtimeve të fundit të liderëve të Kosovës në SHBA, duke i cilësuar si të pajustifikuara dhe pa vlerë reale diplomatike. Ai ka vënë në pah se presidentja Vjosa Osmani, gjatë vizitës në New York, ka inskenuar takime, përfshirë një me senatorin Marco Rubio, të cilin e përshkroi si një shkëmbim të thjeshtë fjalësh dhe fotografi, e jo si një takim zyrtar.

Për kryeministrin Albin Kurti, Arifi ishte edhe më kritik, duke thënë se pjesëmarrja e tij në një ballo shqiptare në SHBA nuk ka lidhje me detyrimet diplomatike dhe është e papranueshme. Ai e cilësoi këtë vizitë si “turistike” dhe jo në interes të Kosovës. Arifi shtoi se diplomacia e Kosovës është në një gjendje të rëndë dhe pa strategji të qartë. /RTV21


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *