Shala ka dorëzuar mbi 10 terabajt material dhe qindra fotografi që dëshmojnë krimet serbe në Institutin e Krimeve të Luftës, por shprehet i zhgënjyer me mbështetjen e institucioneve shtetërore.
Ai thekson se nuk ndjehet i mbrojtur dhe ka dyshime në lidhje me dorëzimin e materialeve të tjera. Përveç kësaj, Shala ka dërguar mbi 2000 orë incizime në Gjykatën Speciale në Hagë, ku procesi gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është në zhvillim.
Ai shpreh shqetësimin e tij për sigurinë personale, duke treguar se për të mbrojtur materialet dhe veten, ka udhëtuar me jelek antiplumb nga Drenica në Prishtinë. “Unë duhet të mbroj vetë incizimet dhe të rrezikoj jetën time, sepse nuk besoj se do të ketë ndonjë veprim të ardhshëm për këto krime,” tha Shala, duke nënvizuar ndjenjën e tij të pasigurisë dhe mungesën e besimit në institucionet vendase.

Leave a Reply