Armë dhe municion sekuestruar në kufirin Qafë Prush

Në një operacion të përbashkët të realizuar nga Dogana e Kosovës, Policia e Kosovës dhe Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar, është kontrolluar një automjet në pikëkalimin kufitar Qafë Prush, duke dalë drejt Shqipërisë.

Gjatë inspektimit të thelluar, janë zbuluar një armë zjarri pa numër serik, e fshehur brenda automjetit, dhe municion i kalibrave të ndryshëm, me rreth 120 fishekë. Përveç këtyre, është gjetur edhe një shumë e konsiderueshme parash, të cilat janë sekuestruar.

Rasti i është referuar Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar për t’u vazhduar hetimet dhe për të ndërmarrë hapat e mëtejshëm procedurale, në përputhje me ligjet aktuale, sipas një deklarate zyrtare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *