Autobusi me tifozët “Arpagjik’t” nga Prizreni, i cili ishte ndaluar në Mal të Zi, tashmë është nisur drejt Kosovës.
Autoritetet malazeze kishin bllokuar autobusin për shkak të një grafiti që përmbante emrin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Si pasojë, disa anëtarë të kryesisë së tifozëve u arrestuan.
Një nga tifozët mori përgjegjësinë për shkrimin dhe u dënua me 10 ditë burg, sipas burimeve malazeze. Reagimi i tifozëve “Arpagjik’t” erdhi përmes një postimi në Facebook, ku theksohet se UÇK-ja është krenaria e çdo shqiptari.
Ata kërkuan gjithashtu liri për të arrestuarit nga ky incident. Sipas tyre, gjatë kthimit nga Italia, autobusi u kontrollua nga njësitet speciale malazeze, ku u arrestuan disa anëtarë për shkak të grafitit.
“Liri për Arpagjik’t, liri për ultrasat,” ishte thirrja e tyre në këtë postim.

Leave a Reply