Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka rreth 800 vende të lira në institucionet korrektuese, ndërkohë që hetimet për manipulimin e votave mund të zgjerohen pas rinumërimit të votave.
Drejtori Ismail Dibrani siguroi se kapacitetet e sistemit korrektues janë të mjaftueshme dhe për skenarë të jashtëzakonshëm. Ai theksoi se në raste ndalimi policor, përgjegjësia bie mbi Policinë e Kosovës, ndërsa Shërbimi Korrektues vetëm ofron hapësira.
Pas caktimit të paraburgimit nga gjykata, të ndaluarit shpërndahen në institucionet korrektuese përkatëse. Për ankesat mbi trajtimin e të ndaluarve, Dibrani sqaroi se nuk ka pasur informata për keqtrajtim, pasi kjo është në kompetencat e policisë.
Ai shtoi se kushtet në qendrat e paraburgimit janë në përputhje me standardet ndërkombëtare, duke e vlerësuar sistemin korrektues të Kosovës si një shembull pozitiv në rajon dhe më gjerë. Ndërkohë, në Gjakovë janë intervistuar rreth 60 komisionerë të Malishevës për manipulim të mundshëm në zgjedhjet e fundit.

Leave a Reply