Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji për gjashtë individë, përfshirë disa shtetas serbë, të dyshuar për përpjekje për vjedhje të rëndë në Kaçanik.
Ngjarja është regjistruar më 1 shkurt 2026, kur të dyshuarit tentuan të hyjnë në një argjendari, por ndërhyrja e shpejtë e Policisë së Kosovës çoi në arrestimin e tyre në flagrancë. Pamjet e arrestimit janë bërë publike dhe janë shpërndarë nga faqja lokale “S’je kaçanikli, nëse”.

Leave a Reply