Arrestohen dy të dyshuar për deklarata të rreme në polici

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Pejë, në bashkëpunim me Prokurorin e çështjes dhe me autorizim nga Gjykata, ka kryer hetime lidhur me një rast të dyshuar për ‘Deklarim të rremë’.

Sipas burimeve policore, hetimet kanë rezultuar në prova të mjaftueshme që tregojnë se më 13 janar 2026, personat F.SH. (2000) dhe A.K.

(2005) kanë bërë deklarata të rreme në Qendrën për Pajisje me Dokumente të Identifikimit në Pejë, duke garantuar identitetin e personit tjetër të dyshuar, A.R. (2003).

Të dyshuarit janë marrë në pyetje në prani të avokatëve të tyre, dhe pas intervistimit, prokurori ka urdhëruar ndalimin e tyre policor. Policia e Kosovës, në koordinim me institucionet e drejtësisë, vazhdon të angazhohet në luftën kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit, duke siguruar ligjshmëri dhe transparencë për qytetarët dhe institucionet e vendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *