Arrestohen katër të dyshuar pas incidentit fatal në Durrës

Katër persona janë arrestuar nga policia e Durrësit, pasi dyshohen për lidhje me një krim të dyfishtë që ndodhi në Manzë.

Krimi u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, duke shkaktuar vdekjen e Aranit Kurtit dhe Flori Paluçit. Ngjarja tragjike ndodhi jashtë një lokali pas një konflikti.

Të arrestuarit, të identifikuar si Ergi Kadiu, Taulant dhe Emirjan Beqja, si dhe Erald Cani, akuzohen për moskallëzim krimi. Ndërkohë, Daniel Pepa po kërkohet nga autoritetet në lidhje me ngjarjen.

Përplasja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat që çuan në këtë tragjedi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *