Arrestohet në Prishtinë për falsifikim dokumentesh pronësie

Një person është arrestuar në Prishtinë, i dyshuar për falsifikimin e dokumenteve që lidhen me pronat e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Ky individ akuzohet për manipulimin e dokumenteve për të transferuar pronësinë nga shtetërore në private, duke i shitur më pas këto prona dhe mashtruar blerësit për përfitime financiare të mëdha. Gjatë hetimeve, policia kreu kontrollime në një shtëpi, tri apartamente dhe dy garazhe, ku konfiskuan dokumente të ndryshme të lidhura me falsifikimet dhe pajisje që shërbenin për këtë qëllim.

Po ashtu, gjatë operacionit u sekuestruan një pistoletë me 103 fishekë, një telefon celular, një orë dore Rolex dhe një zinxhir dore Rolex. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari u vendos në mbajtje.

Ky rast vjen si pjesë e një hetimi që mbulon një periudhë nga viti 2021 deri në vitin 2024, duke përfshirë disa vepra penale si falsifikimi, mashtrimi dhe armëmbajtja pa leje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *