Një shtetas shqiptar, 53 vjeçar, është arrestuar në pikën kufitare të Merdarës, ka bërë të ditur Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Gjatë një kontrolli të detajuar të policisë serbe në një furgon ‘Mercedes’ që vinte nga Kosova, u zbuluan pesë çanta që përmbanin artikuj me simbole të ndryshme. Midis sendeve të sekuestruara ishin 22 bluza, 244 flamuj dhe 86 kapele me mbishkrimin UÇK, si dhe 65 bluza sportive me portretin e Agim Ramadanit, 58 shalla me stemën e Shqipërisë dhe 92 plisa.
Dyshohet se këto materiale ishin destinuar për t’u përdorur dhe shfaqur në ndeshjen që pritet të zhvillohet në Leskovc midis Shqipërisë dhe Serbisë. Për momentin, personi i arrestuar është në ndalim prej 48 orësh.

Leave a Reply