Në pikën kufitare të Merdares është arrestuar një shtetas shqiptar nga Shqipëria, pasi në automjetin e tij u gjet një flamur me simbolet e UÇK-së, raporton “Kossev”.
Personi i arrestuar është identifikuar si L.D., i lindur në vitin 1992. Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë një kontrolli në automjetin “Mercedes” që ai drejtonte nga Kosova, u zbulua flamuri në fjalë në sediljen e pasagjerit.
Pas arrestimit, L.D. u vendos në paraburgim për një periudhë 48-orëshe.
Akuza që rëndon mbi të lidhet me “Nxitje të urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare”.

Leave a Reply