Arrestohet për ngacmim, i konfiskohet arma dhe lirohet

Një burrë në Prishtinë u shoqërua nga Policia e Kosovës, u intervistua dhe më pas u lirua në procedurë të rregullt, pasi dyshohet se ka ngacmuar ish-bashkëshorten përmes rrjeteve sociale.

Gjatë operacionit, policia konfiskoi një armë zjarri AK-47 dhe 16 fishekë nga i dyshuari. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është klasifikuar si “ngacmim”.

Pas konsultimit me prokurorin, palët u liruan, ndërsa hetimet do të vazhdojnë sipas procedurave të rregullta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *