Asnjë ndërprerje në shërbimet e hemodializës në Kosovë

Drejtuesja e Barnatores Qendrore të QKUK-së, Dardana Mehaj, ka ofruar sqarime lidhur me situatën e furnizimit me materiale të hemodializës, pas ankesave nga disa spitale rajonale dhe pacientë në komuna të ndryshme të Kosovës.

Në një intervistë për Debat Plus, Mehaj ka siguruar se pavarësisht sfidave të ditëve të fundit, trajtimi për pacientët nuk është ndërprerë në asnjë moment. Ajo ka theksuar se sfida kryesore ka qenë vonesa në furnizim, por nuk ka pasur mungesë të plotë të materialeve.

“Kemi pasur vështirësi me furnizimin e materialeve të hemodializës, por asnjë pacient në Kosovë nuk ka mbetur pa trajtim,” shpjegoi Mehaj. Ajo nënvizoi rëndësinë e këtij shërbimi, duke theksuar se ai nuk ofrohet në institucione private.

Furnizimi i rregullt ka filluar dhe spitalet rajonale po pajisen me materiale deri në furnizimin e ardhshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *