Asnjë parti nuk përfshin vettingun në programin e saj

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka prezantuar një raport që shqyrton dhe krahason programet politike të partive kryesore pjesëmarrëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të planifikuara për 28 dhjetor.

Sipas raportit, asnjë nga programet nuk ofron një qasje të plotë dhe të matshme për përmirësimin e qeverisjes dhe zbatimin e ligjit. Gzim Shala, hulumtues i lartë në IKD, sqaroi se raporti nuk merret me përshtatshmërinë politike të zgjidhjeve, por fokusohet te struktura dhe qartësia e angazhimeve të propozuara.

Ai theksoi se vlerësimi u bazua në dhjetë indikatorë kryesorë që përfshijnë qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit. Në këtë kuadër, janë analizuar aspekte si barazia gjinore, transparenca dhe lufta kundër korrupsionit.

Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, kritikoi partitë politike për mungesën e fokusit në çështjet kyçe të ardhmërisë së vendit dhe integrimit evropian, duke theksuar se këto çështje shpesh mungojnë ose trajtohen në mënyrë sipërfaqësore. Ai shtoi se pa këto angazhime, matja e performancës së partive në pushtet mbetet e vështirë dhe e varur nga premtimet e bëra gjatë fushatave zgjedhore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *