Në dokumentet e gjykatës që mediat kanë siguruar, dalin detaje shqetësuese për Astrit Isufin, i cili dyshohet për vrasjen e dy vëllezërve në Gollubovc të Malishevës.
Dokumentet zbulojnë një histori të gjatë dhune ndaj bashkëshortes së tij. Më 30 mars 2025, gjatë festës së Bajramit, Isufi akuzohet se sulmoi gruan e tij dy herë.
Sipas dosjes, ai fillimisht e goditi fizikisht pasi ajo nuk kishte zgjuar fëmijët, duke e rrahur pa arsye. Më vonë, pas vizitave familjare, një mosmarrëveshje për një produkt ushqimor çoi në një tjetër sulm, ku ai e tërhoqi gruan zvarrë dhe e goditi me kabllo.
Vajza e tyre ndërhyri, duke i kërkuar të ndalte, por Isufi vazhdoi dhunën deri sa vendosi vetë të ndalonte. Po atë ditë, ai e kërcënoi gruan se do t’i vriste familjen nëse ndahej prej tij, duke i shkaktuar asaj frikë dhe ankth të madh.
Gjykata në Prishtinë e kishte dënuar më parë Isufin me 154 ditë burg dhe gjobë për dhunë, si dhe një gjobë shtesë për kanosje.

Leave a Reply