Auditimi nxjerr në pah abuzimin me subvencionet në Suharekë – Bali Muharremaj toleron shkeljet në kriteret për serra bujqësore

Zyra Kombëtare e Auditimit ka zbuluar parregullsi të rëndësishme në ndarjen e subvencioneve për bujqësi në Komunën e Suharekës, ku pesë përfitues kanë përfituar fonde për ndërtimin e serrave pa përmbushur kriteret bazë. Sipas raportit të auditimit për vitin 2024, Drejtoria e Bujqësisë kishte kërkuar që aplikuesit të posedonin të paktën 0.5 hektarë tokë bujqësore, por pesë përfitues nuk ofruan prova për këtë. Kjo është cilësuar si mospërgjegjësi e komisionit të vlerësimit dhe vendimmarrjes, me përgjegjësinë që bie mbi kryetarin Bali Muharremaj. Auditorët theksojnë se këto shkelje dëmtojnë transparencën dhe besueshmërinë e procesit, duke lënë pa përkrahje fermerët që plotësojnë kushtet. “Kryetari duhet të përmirësojë procesin e vlerësimit dhe dhënies së subvencioneve,” rekomandon Auditori i Përgjithshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *