Një autobus që po udhëtonte nga Kosova drejt Zvicrës u përfshi nga flakët në Kroaci, rreth orës 20:00.
Fatmirësisht, asnjë nga pasagjerët nuk pësoi lëndime. Një familjar i një prej pasagjerëve konfirmoi se të gjithë janë të sigurt dhe nuk ka të lënduar.
Ngjarja ndodhi gjatë rrugëtimit të autobusit, por ende nuk dihen shkaktarët e zjarrit. Ky incident ka nxitur shqetësime për sigurinë e udhëtimeve ndërkombëtare të autobusëve.

Leave a Reply