Një incident ka ndodhur në Pejë, ku një veturë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në rrugën “Papa Klementi”.
Sipas burimeve policore, automjeti dyshohet të jetë në pronësi të një zyrtari policor. Ngjarja është raportuar rreth orës 20:00, dhe menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat policore dhe zjarrfikësit për të shuar zjarrin.
Për fat të mirë, nuk ka pasur të lënduar, por janë shkaktuar disa dëme materiale. Për të hetuar shkaqet e zjarrit, në vendngjarje kanë dalë prokurori i shtetit dhe një ekspert i zjarrit.
Informacioni është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi, i cili deklaroi se autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbuluar shkakun e këtij incidenti.

Leave a Reply