Policia e Tiranës ka zbuluar dhe arrestuar individin e dyshuar për vrasjen e Hajdar Ismajlgecit, ngjarje e ndodhur në zonën e Babrrusë.
Arlind Demushi, 38 vjeç nga Tropoja, u kap në një banesë në Durrës. Gjatë arrestimit, autoritetet gjetën një çantë me veshje që dyshohet se i përkasin momentit të krimit.
Nga hetimet paraprake rezulton se konflikti mes viktimës dhe të dyshuarit ka ndodhur për motive të vogla, dhe se të dy ishin nën ndikimin e alkoolit në kohën e ngjarjes. Burime nga grupi hetimor raportojnë se dy personat ishin miq të ngushtë, dhe se Hajdar Ismajlgeci kishte qëndruar për rreth dhjetë ditë në banesën e Demushit.
Ngjarja është ende nën hetim për të zbardhur plotësisht rrethanat e saj.

Leave a Reply